Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike/ Ndalohet biznesmeni

nga L. M

Krimet e Rënda kanë ndaluar një biznesmen pasi ky i fundit ka ndërtuar pallat pa leje në një pronë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bllokoi objektin pa leje me sipërfaqe ndërtimi prej 4 mijë metrash katrorë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur procedurën e shembjes së ndërtesës.







TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More