Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të turizmit në vendin tonë dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës, konfirmohet edhe referuar flukseve të turistëve.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara së fundmi nga Ministria e Turizmit, nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, Shqipëria ka mirëpritur mbi 10 milionë e 228 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej +6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Referuar shifrave të mësipërme, muaji gusht shënoi një boom turistësh me 2.38 milionë të huaj, ose +10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Këto flukse të vizitorëve tregojnë se Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të ndryshme, që nga kultura, arti, historia, natyra apo kulinaria.
Nga Alpet e vendit te vija e gjatë bregdetare, Shqipëria po ofron një paketë të plotë turistike për çdo tipologji turistësh, teksa çdo vit edhe harta e vizitorëve po zgjerohet.
Nga ana tjetër, sektori i turizmit po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, por gjithashtu po promovon Shqipërinë kudo, kjo edhe falë mediave prestigjioze ndërkombëtare.