Ai paralajmëroi se grupet kriminale tashmë janë bërë miliardere dhe përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për rendin publik, por edhe për vetë strukturën shtetërore.
Sipas tij, siguria kombëtare nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, por një çështje që duhet të bashkojë të gjithë shoqërinë.
“Shqipëria është një vend i sigurt, për sigurinë kombëtare, Shqipëria është aq vend i sigurt sac është vetë NATO. Sa i përket sigurisë publike, ka problemet e veta, por nuk shikoj se njerëzit janë të frikësuar. Niveli i krimit është rritur, por edhe sofistikimi është rritur.
Sot grupet kriminale janë bërë miliardere, këto jo vetëm kërcënojnë sigurinë kombëtare, por janë të aftë të blejnë, ky është problem i madh. Është sfidë shumë e madhe për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Siguria kombëtare është e të gjithëve”, tha Ish kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika në emisionin “Kjo Javë” në News24.