Tetovë, 11 tetor – Kandidati i VLEN-it për komunën e Tetovës, Bilall Kasami gjatë inspektimi të punimeve për ndërtimin e bulevardit Vs BATO që çon drejt Porojit dhe Xhepçishtit ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtojëe dhe aksin tjetër që e lidh këtë bulevard me qarkoren e Treboshit.
”Hapim bulevarde moderne aty ku nuk kishte as rrugë. Sot inspektova punimet për mega projektin e depërtimit të bulevardit VS Bato drejt Porojit dhe Xhepçishtit. Bulevardin e vazhdojmë për 1.5 km, me gjerësi 7 metra dhe me trotuar 2 metra, me ndriçim publik dhe të gjitha standardet bashkëkohore. Në mandatin e ardhshëm, përveç që përfundojmë këtë aks të VS Batos drejt Porojit, do të ndërtojmë edhe një aks tjetër të këtij bulevardi drejt Qarkores së Treboshit” ka njoftuar Bilall Kasami
Përveç kësaj, Kasami premton se do të rregullohen edhe 4 mega projekte për zgjatjen e bulevardeve tjera:
-Përfundojmë Bulevardin Ilinden nga Posta deri te rrethrrotullimi te Stadiumi i Qytetit, projekt që do të hapë zemrën e qytetit dhe do ta lehtësojë qasjen drejt qendrës të lagjes Drenovec dhe Centiskë si dhe fshtrave nga rruga rajonale Tetovë-Jazhincë.
-Përfundojmë Bulevardin Bllagoja Toska, njëri aks prej te Stadiumi i Vjetër i Qytetit deri te rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, si dhe nga Shkolla Tekstile deri te rrethrrotullimi me Bulevarin Ilinden.
-Vazhdojmë Bulevardit Boris Kidriç nga kryqëzimi me Bulevardin Bllagoja Toska deri te Stacioni i Autobusëve.
-Vazhdojmë Bulevardin Ilinden nga rrethrrotullimi i UEJL-së deri te mbikalimi i rrugës për Gostivar.
Tetova e rrugicave me gropa i përket së kaluarës. Tetova vazhdon fuqishëm përpara’’, ka shkruar Kasami në profilin e tij në Facebook.