Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë.
Por ai i është shmangur përgjigjes duke u shprehur se shpreson që festa të bëhet për fitore të listës serbe në zgjedhjet lokale.
“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë.
Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiç.