Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në “X” Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve
Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticwatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Orav tha se këto vizita i ofruan pasqyrë të vlefshme të procesit.
“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovica Veriore ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ai.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.
Deri tani në nivel vendi kanë votuar 33 mijë e 85 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, apo 16.45% në tërë territorin e Kosovës.