Pacientët me diabet kanë akesa të mëdha

nga Xh M

Shkup, 12 tetor – Pacientët me diabet kërkojnë nga autoritetet shëndetësore që të rriten kapacitetet e programeve të skriningut dhe kontrolleve të rregullta mjekësore, pasi sipas tyre shumica e shërbimeve mbeten të pamjaftueshme. Ata theksojnë se në shumë rajone të vendit mungojnë terapitë e nevojshme, gjë që i detyron të udhëtojnë në qendra më të mëdha për trajtim. Përveç kësaj, pacientët ankohen se një pjesë të barnave bazë detyrohen t’i blejnë me çmime të larta, prandaj kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë dhe barnat të sigurohen përmes sistemit publik shëndetësor.

“Ne në parim kemi qasje, por të reduktuar në kuptimin e terminëve, duhet të presim për kontroll të rregullt, me terapinë kemi më shumë probleme pasi kemi qasje të selektuar si shtet, kemi një numër të kufizuar të pacientëve që u ndahet terapia por duhet një numër më i madh, kjo duhet të zgjidhet përmes zgjidhjes sistematike dhe me terapi moderne që nuk është e shtrenjtë pasi personat me diabet një numër të madh të barnave e paguajmë privat në barnatore”, tha Dime Velev, kryetar i Shoqatës së Pacientëve me Diabet.

Pacientët me diabet ende përballen me mungesën e insulinave, ku numri i tyre në dispozicion nuk është në nivelin e duhur për të mbuluar nevojat e pacientëve, thonë nga Shoqata e Pacientëve me Diabet.

“Numri i pompave të insulinave nuk është rritur, kjo është me rëndësi sidomos për pacientët me diabet të tipit 1, ne qartazi dhe zëshëm themi se Ministria e di dhe të gjithë e dinë se numri i insulinave është shumë i rëndësishëm që të rritet për pacientët me diabet për të pasur jetë normale si çdo njeri tjetër”, u shpreh Dime Velev, kryetar i Shoqatës së Pacientëve me Diabet.

Nga Shoqata e Personave me diabet kërkojnë që të rritet ndërgjegjësimi për shëndetin e pacientëve dhe të jenë më lart në agjendën e politikave shëndetësore./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More