Tetovë, 12 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, vizitoi dje dy biznese të rëndësishme lokale: kompaninë për inspektimin teknik dhe regjistrimin e mjeteve motorike “Zgjimi Company” nga Poroji dhe mullirin “Ballkan” nga Xhepçishti.
“Dje kisha nderin ta vizitoj kompaninë për inspektimin teknik dhe regjistrimin e mjeteve motorike ‘Zgjimi Company’ nga Poroji dhe mullirin ‘Ballkan’ nga Xhepçishti. Diskutuam për sfidat dhe prioritetet e tyre, përkrahjen që komuna ia jep biznesit dhe planet për ta thelluar e zgjeruar këtë përkrahje në katër vitet e ardhshme. Biznesi privat është shumë i rëndësishëm për ekonominë lokale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik. Prandaj, ne jemi të vendosur që t’ua ofrojmë vëmendjen dhe përkrahjen që e meritojnë.”
Kasami theksoi rëndësinë e mbështetjes së biznesit lokal si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke premtuar se kjo do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.