Bllokim trafiku në autostradën Shtip-Veles

nga Xh M

Veles, 12 tetor – Pasditen e sotme, në autostradën Shtip – Veles ka ndodhur një aksident trafiku, duke shkaktuar ndërprerje të plotë të trafikut në të dyja drejtimet.

Sipas raportit të emergjencës së Shoqatës së Automobilave dhe Motoçikletave të Maqedonisë (SHAMM), ekipet janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugës, por për momentin nuk dihen detaje të mëtejshme rreth shkaqeve dhe lëndimeve të mundshme.

SHAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugë alternative dhe të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në këtë pjesë të rrugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More