Tetovë, 12 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, zhvilloi takim me banorët e fshatit Sedlarcë, ku u prit me mbështetje të gjerë nga qytetarët. Ai theksoi se besimi që merr nga njerëzit është përgjegjësi dhe forcë për të vazhduar me punë të përkushtuar.
“Mbështetja nga populli është motivi ynë më i madh dhe obligim për punë serioze. Ajo na jep energji dhe forcë për ta realizuar vizionin për një komunë moderne, prosperuese dhe të bashkuar,” deklaroi Ilievski.
Ai shtoi se takimet në terren me qytetarët do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri.
“Do të vazhdojmë me të njëjtën përkushtim, përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët. Le të jetë fitorja jonë e përbashkët popullore një konfirmim i suksesit, unitetit dhe vazhdimësisë së transformimit që e kemi nisur së bashku,” u shpreh ai.
Ilievski tha se përkrahja e qytetarëve është garanci për vazhdimin e punëve zhvillimore në komunë dhe realizimin e projekteve të premtuara.
https://www.facebook.com/share/p/17PVQFf4ti/