Pas arrestimit për spiunazh, Fatmir Sheholli shtrohet në spital

nga Xh M

I dyshuari për spiunazh që është arrestuar para tri ditësh nga Policia, Fatmir Sheholli, është shtruar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilan, Afrim Cana, ka thënë për KOHËN se ai po merr trajtim që nga e shtuna, pasi ka ardhur me disa ndryshime në gjendjen shëndetësore.

“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardhur me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë Cana.

Ai ka shtuar se Sheholli është ekzaminuar në tërësi dhe gjendja e tij është duke u përcjell.

Arrestimi i Shehollit ndodhi të enjten në regjionin e Prishtinës me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More