Kandidati për Mitrovicë falënderon qytetarët dhe fton mbështetësit në festën e fitores në Palestrën “Minatori”.
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shpallur fitoren pas përfundimit të procesit zgjedhor. Në një postim falënderues, ai është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të Mitrovicës për mbështetjen e dhënë.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! 💚 Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë!”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka njoftuar se festa e fitores do të mbahet sonte, në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ku ka ftuar të gjithë përkrahësit e tij të bashkohen për të festuar këtë moment.