​Elshani: Në veri procesi zgjedhor ishte në rregull

nga Xh M

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka deklaruar se janë raportuar disa raste për njerëz afër vendvotimeve por në asnjë rast nuk ka pas nevojë që të hapin si rast.

Elshani i ka thënë për kp, ka thënë se Policia e Kosovës e ka një plan operativ që operon çdoherë, si në zgjedhje lokale, ashtu edhe parlamentare.

“Që nga ora tre e mëngjesit ne kemi dalë nëpër vende të caktuar më herët sipas planit operativ. Kemi vendosur pikat kontakti mes hetuesve policorë dhe prokurorisë, kemi kontaktuar me komisionerë, çdo gjë ka shkuar në rregull. Deri tash kemi pasur mjaft informacione që i kemi trajtuar. Ka pas një problem në një vend të caktuar ku një komisioner me një zyrtar për media. Ka njerëz që janë afër vendvotimeve. Ne i kemi verifikuar. Ka informacione të ndryshme të cilat ne i kemi verifikuar por në asnjë rast nuk ka pas nevojë që ne të hapim rast, që do të thotë që deri në momentin kur ne po flasim të gjitha vendvotimet janë duke punuar në rregull dhe nuk ka ndonjë rast që ia vlen”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More