Në Ramallah të Gazës kanë arritur dy autobusë me të burgosurit palestinezë që janë të liruar nga burgjet izraelite.
Nënat dhe baballarët janë parë duke qarë nga gëzimi pasi janë takuar me fëmijët e tyre.
Një pjesë e mirë e tyre kanë pasur dënime me burgime të përjetshme.
Disa janë parë me plagë dhe kanë pasur vështirësi që të ecin, andaj janë dërguar në spitalet e mbetura funksionale për t’u trajtuar.
Sot janë liruar të gjitha pengjet e gjalla izraelite që kanë qenë në duart e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – prej tetorit të vitit 2023, shkruan Radio Evropa e Lirë.



