Trump në Parlamentin izraelit: Armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë

nga D. V.

Në ditën kur Hamasi liroi 20 pengjet izraelite, pjesë e planit prej 20 pikësh të paqes së kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ky i fundit po qëndron në Izrael.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimi të tij në parlamentin e Izraelit në Jerusalem, ku u prit me duartrokitje ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Ai e ka falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që i kanë lehtësuar negociatat.

“Faleminderit të gjithëve është një nder i madh. Jemi mbledhur këtu në këtë ditë të madhe. Pas 2 viteve errësirë, 20 pengje po kthehen në familjet e tyre. 28 të tjerë do të kthehen për t’u prehur në tokën e tyre. Sot armët kanë heshtur dhe dielli e gjeti në paqe tokën e shenjtë. Ky nuk është fundi i luftës, por edhe fundi i terrorit. Falënderoj kryeministri Netanjahu, një burrë trim, pa të paqja nuk do të ishte e mundur. Nuk është aq e lehtë të flasësh me të, por prandaj është aq madhështor. Faleminderit Bibi ke bërë një punë të madhe. Faleminderit dhe të gjitha vendeve të tjera arabe që u angazhuan për lirimin e pengjeve. Gjenerata do ta mbajnë këtë moment, si momenti kur gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi për mirë. Shumë njerëz na thonin që po humbnim kohë kot, por nuk doli kështu. Një falënderim për Steve Witkoff. Ai u zgjodh nga unë, nuk e kishte bërë më përpara këtë gjë. Ishte një biznesmen i madh, që negocion, por ai është njeri i madh. Të gjithë e respektojnë”, tha Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More