Pak orë para ndeshjes Suedi – Kosovë, Dardanët priten nga kryetari i Goteborgut

nga D. V.

Edhe këtë radhë, siç ka ndodhur gjithmonë, Kombëtarja e Kosovës do ta ketë mbështetjen nga tifozët e saj besnikë, Dardanët.

Tifozët zyrtarë të Kombëtares e kanë marrë rrugën drejt Suedisë ku Vedat Muriqi me shokë do të përballen sonte me ekipin vendës, shkruan “Gazeta Express”.

E ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, përfaqesuesit e Dardanëve janë takuar me kryetarin e Goteborgut, siç njofton kryetari i tifo-grupit kosovar, Lulzim Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Patëm nderin dhe kënaqësinë e madhe, por edhe krenarinë, që sot të priteshim në formë bujare dhe të dashur nga kryetari i Göteborg, Jonas Attenius, si dhe nënkryetarja e kësaj komuneje, që është shqiptare, znj. Blerta Hoti. Në takim ata na falënderuan për mikpritjen që ua kemi bërë suedezëve në Prishtinë, si dhe për shkallën e lartë të qytetarisë dhe kulturës sportive që kemi treguar. Këto vlerësime na motivojnë për të mbajtur linja konstruktive dhe për të kultivuar ura të bashkëpunimit me këdo që në Kosovë vjen si mysafir. Po ashtu, dolëm shumë të lumtur nga ky takim edhe për rrugëtimin e mërgatës shqiptare, për integrimin e tyre në Suedi të arritur deri në atë shkallë saqë t’u besohen pozita të rëndësishme në shërbim të qytetarëve ku jetojnë dhe veprojnë.
Respekt, falënderim e mirënjohje Suedisë, por sonte në fushë duam vetmohim, sakrificë dhe arkëtim pikësh drejt synimit të madh për çka kemi udhëtuar këtu si Dardanë, që t’i qëndrojmë pranë ekipit të zemrës tonë. Forca e shenjta jonë, Kosovë! ” 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More