Shkup, 16 tetor – Fjalimi i Izet Mexhitit sonte në Çair u ndërpre disa herë nga duartrokitjet dhe brohoritjet e qytetarëve, si dhe nga fishekzjarrët që ndezën atmosferën e tubimit përmbyllës të fushatës elektorale.
Banorët e pranishëm shpesh ndërprisnin fjalimin me thirrjet “Izet, Izet, Izet”, duke krijuar një energji të madhe dhe emocion në shesh. Fishekzjarrët e ndezur gjatë mbrëmjes theksuan festimin e suksesit dhe mbështetjen e madhe për kandidatin, duke e kthyer tubimin në një nga ngjarjet më madhështore të fushatave elektorale në Çair.
Mexhiti falënderoi qytetarët për emocionin dhe mbështetjen e tyre, duke e konsideruar këtë dashuri dhe besim si motivimin kryesor për punën dhe projektet që ka nisur për Çairin.
