99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 18 tetor – 99 persona të paraqitur si të sëmurë apo të pa aftë si dhe 62 të burgosur që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, sot kanë mundësinë për të realizuar të drejtën e tyre të votimit një ditë para ditës së votimit siç e parasheh Ligji. Materialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas rregullores pa asnjë pengesë, thotë Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës. Dauti po ashtu ka shtuar se, në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të regjistruar në listën e votimit.

“Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në gjitha 117 vend votime që janë në kuadër të këshillit zgjedhor komunal. Secili nga këshillat zgjedhor pret në vendvotimin e tij ndërsa komisioni komunal bën shpërndarjen. Po ashtu ditën e sotme nga ora shtatë e mëngjesit ka filluar edhe votimi i personave të cilët janë me vuajtje dënimi në burgun e Tetovës, ku që nga ora 6 e mëngjesit kemi dërguar materialin dhe procesi zgjedhor ka filluar që nga ora 7 e mëngjesit. Sipas komunikimeve me burgun, procesi i votimit është duke u zhvilluar qetë dhe në formë demokratike”, tha Nazmi Dauti, Komisioni Komunal Zgjedhor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More