Shkatërroi posterët e një partie politike, privohet nga liria 33 vjeçari nga Kavadari

nga Xh M

Kavadar, 18 tetor – Sektori për Punë të Brendshme në Veles, njoftoi se një banor i fshatit Vataçë në Kavadar u arrestua herët në mëngjes për shkatërrim të postarëve të një partie politike në zonën e Kavadarit.

“Sot në orën 2:45, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan A. Gj., 33 vjeç, nga fshati Vataçë, pasi së bashku me persona të tjerë kishte shkatërruar posterët e një partie politike në Kavadar dhe rrethinë. A. Gj. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm”, sqaron Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen nesër, ndërsa sot është heshtje zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More