Në Strugë janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet, votimi vijon pa pengesa

nga Xh M

Strugë, 19 tetor – Në komunat e Strugës dhe Vevçanit, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, saktësisht në orën 7 të mëngjesit, ndërsa votimi për zgjedhjet lokale po zhvillohet normalisht, konfirmuan për MIA-n kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska.

“Të gjitha 101 vendvotimet në komunën e Strugës u hapën në kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht”, tha Zhuta.

Votimi filloi në kohë dhe gjithçka ishte në rregull në tre vendvotimet në Vevçan, ku 2.090 persona kanë të drejtë vote në listën e vetme të votuesve.

“Procesi zgjedhor filloi mirë, qendrat e votimit u hapën saktësisht në orën 7 të mëngjesit. Dorëzimi i materialeve të votimit dhe votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dje gjithashtu shkoi mirë”, tha Kukoska.

Për postin e kryetarit të komunës së Strugës do të votohet mes nëntë kandidatëve, ndërsa për anëtarë të Këshillit do të zgjedhet nga 10 lista për këshilltarë. Të drejtë vote në listën zgjedhore sipas, KSHZ-së kanë 61.956 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More