Fisnik Mela: Unë votova me zemër për të ardhmen e Dib­rës, çdo votë ka rëndësi

nga Xh M

Dibër, 19 tetor – Kandidati për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka realizuar të drejtën e tij të votës, duke e cilësuar këtë ditë si moment vendimtar për të ardhmen e qytetit.

“Unë votova! Me besim, me zemër dhe me dashuri për Dibrën tonë. Sepse çdo votë ka rëndësi, dhe e imja ishte për të ardhmen që dua për familjen time dhe qytetin tim”, deklaroi Mela pas votimit.

Ai u bëri apel qytetarëve që të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike.

“Votoni me zemër!”, u shpreh ai, duke theksuar se Dibra meriton angazhim dhe vizion.

Pritet që gjatë ditës, rivalët politikë dhe kandidatët e tjerë të kryejnë po ashtu obligimin e tyre qytetar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More