Bakiu: Të përfundojmë këtë ditë me dinjitet

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Kandidati i VLEN për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu u ka bërë thirrje qytetarëve që deri në orën 19:00 të dalin familjarisht dhe të realizojnë të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për të ardhmen e fëmijëve.

“Realizojmë të drejtën e votës! Deri në orën 7, dilni familjarisht dhe ushtroni të drejtën tuaj qytetare për të ardhmen e fëmijëve tanë!”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për qytetarët në gjithë vendin, veçanërisht për Shkupjanët, për një fushatë të qetë dhe demokratike.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të vendit, e në veçanti Shkupjanëve, për një fushatë dinjitoze, të drejtë dhe demokratike, të përfundojmë edhe këtë ditë me dinjitet!”, deklaroi Bakiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More