Ziadin Sela: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

nga Redaksia

Strugë, 19 tetor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkëme familjen e tij, ushtroi të drejtën e votës në ditën e zgjedhjeve lokale. Pas votimit, ai u shpreh se kjo është dita kur sovrani flet dhe demokracia merr kuptim.

“Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim. Bashkë me familjen shfrytëzova të drejtën time
qytetare me shpresë që kjo ditë të sjell një të ardhme të ndritshme për komunat tona, për të gjithë ne. Ftoj
qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur, ashtu siç e patëm fushatën, si një ditë feste ta
kalojmë dhe këtë ditë,” deklaroi Sela.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More