Arbër Ademi: AKI falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në votime, tani nis numërimi, të ruhet vota e lirë

nga Redaksia

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot morën pjesë në procesin zgjedhor, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar në një ditë vendimtare për të ardhmen e komunave.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në votime. Sot, ata dëshmuan vetëdije demokratike dhe përgjegjësi qytetare,” u shpreh Ademi.

Ai theksoi se tashmë ka nisur faza e numërimit të votave dhe i bëri thirrje të gjitha institucioneve përkatëse dhe vëzhguesve zgjedhorë që ta ruajnë me përpikëri dhe integritet votën e lirë të qytetarëve.

“U bëjmë thirrje institucioneve dhe vëzhguesve që të garantojnë mbrojtjen absolute të votës së lirë. Çdo votë është e shenjtë dhe duhet të numërohet me transparencë të plotë,” tha më tej Ademi.

Zgjedhjet e sotme lokale dhe presidenciale janë ndjekur nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa raportet paraprake flasin për një proces përgjithësisht të qetë dhe demokratik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More