Dalin rezultatet e para nga disa fshatra të Strugës

nga D. V.

Shkup, 19 tetor – Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale, në komunën e Strugës kanë nisur të dalin rezultatet e para jozyrtare nga disa vendvotime.

Në fshatin Bogovicë, kandidati Arsim Dalipi ka marrë 29 vota, Mendi Qyra 22 vota, ndërsa Besnik Asani 1 votë.

Në Remez, rezultati paraprak është: Mendi Qyra 14 vota, Arsim Dalipi 8 vota, partia Levica 13 vota, ndërsa 7 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Në Mali Vllaj, Mendi Qyra ka siguruar 14 vota dhe Arsim Dalipi 8 vota.

Në Zhepinë, prin Arsim Dalipi me 91 vota kundrejt 14 të Mendi Qyrës, ndërsa në Teferiç, Dalipi ka marrë 104 vota dhe Qyra 67 vota.

Këto rezultate janë jozyrtare dhe pritet konfirmimi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More