Abdixhiku mobilizon kandidatët e LDK-së para balotazhit: Çdo energji për fitoren më 9 nëntor

nga D. V.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që garojnë në balotazhin e 9 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja është e përqendruar plotësisht në garat ku prijnë e garojnë kandidatët e saj, duke theksuar se të gjitha energjitë e partisë do të drejtohen drejt fitores.

“Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së”, shkroi Abdixhiku.

I njëjti njoftoi se LDK garon dhe pret fitore në nëntë komuna, Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash dhe Suharekë, ndërsa dy komuna i ka fituar tashmë.

“Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”, shkroi tutje kreu i LDK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More