Lukrovski takon Bashkim Bakiun

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Sotir Lukrovski, kandidat i VMRO për kryetar të komunës së Karposhit njoftoi se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Bashkim Bakiun, kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN.

“E falënderoj për mbështetjen e sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë, një përkrahje që sjell energji shtesë, motivim dhe besim se jemi në rrugën e duhur,” deklaroi Lukrovski.

Ai theksoi se ndryshimet në Karposh tashmë kanë filluar dhe se me forca të bashkuara synojnë një fitore edhe më të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More