Abdixhiku: LDK del e para me votat nga jashtë, ky rezultat tregon se ideali e zhbën propagandën

nga D. V.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se LDK po del e para me votat nga diaspora.

Teksa falënderoi mërgimtarët, shkruan edhe se ky është rezultati më i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.

“JU FALEMINDERIT MËRGATË!Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë! LDK del e para me votat nga jashtë! Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë. Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai më tej ka thënë se kjo është një dëshmi se besimi mbytë zhurmën.

“Jemi krenar. Jemi mirënjohës. Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës. Le të vazhdojmë!”, shkruan Abdixhiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More