Aksident në Shkup: 19-vjeçari pëson lëndime të rënda me motoçikletë

nga D. V.

Më 21 tetor 2025, rreth orës 01:20, është raportuar në SPB Shkup se në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, D.D. (19) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Në vendngjarje ka kryer këqyrje një ekip nga SPB Shkup, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More