Nino Vasevit i vazhdohet paraburgimi

nga D. V.

Shkup, 21 tetor – Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia 2”.

Në seancë dëshmuan ish-anëtarë të Bordit Drejtues të Klinikës së Onkologjisë nga viti 2018 deri në vitin 2024, të cilët sqaruan se në mbledhjet nuk u ishte paraqitur gjendja e plotë financiare e Klinikës, por vetëm se nuk kishte tejkalim të buxhetit.

Njëri nga dëshmitarët theksoi se nuk kishin anëtarë me ekspertizë ekonomike.

Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi e mohuan fajin.

Gjykata Penale ia zgjati paraburgimin ish-drejtorit të Klinikës Onkologjike Nino Vasev.

Mbrojtja e Vasevit, avokati Bobi Spirkovski, paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë të tjera, duke vlerësuar se paraburgimi është vendosur nën presion dhe pa argumente juridike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More