Serbia vazhdon konsultimet me Rusinë për Kosovën, pavarësisht thirrjeve për sanksione ndaj Moskës

nga D. V.

Fakti që Serbia vazhdon konsultimet e saj me Rusinë për çështjen e Kosovës, pavarësisht kërkesave të shumta nga shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë, u konfirmua sërish mbrëmë në New York.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Gjuriq theksoi ne X se për Serbinë, shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka rëndësi thelbësore, pasi siguron një vlerësim të detajuar të situatës dhe informon bashkësinë ndërkombëtare mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në terren.

Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm në këtë çështje, duke përsëritur narrativën serbe se situata në Kosovë është “jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, me incidente të shumta. Po ashtu, Gjuriq ritheksoi se qëndrimi i Beogradit mbetet i pandryshuar – se dialogu është “e vetmja mënyrë për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Ministri serb potencoi se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit, duke veçuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Mbledhja e djeshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt për të shqyrtuar raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More