NATO: Rutte në vizitë të papritur në Uashington, takohet me Trump

nga D. V.

Në një njoftim të shkurtër, NATO tha se sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte do të takohet sot me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në një vizitë të papritur në Uashington.

“Takimi vjen mes përpjekjeve të vazhdueshme të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, tha dje në mbrëmje zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe njoftoi planet për një takim të mundshëm me udhëheqësin e Kremlinit në Budapest.

Por media amerikane, duke cituar burime të administratës Trump, raportoi dje se takimi i Budapestit mund të jetë shtyrë.

Ukraina shpreson që nëse Putini nuk arrin të bëjë lëshime, Trump do të ofrojë mbështetje ushtarake dhe do të miratojë shitjen e raketave “Tomahawk” të prodhuara në SHBA – për Kievin.

“Sa më larg të arrijnë armët ukrainase, aq më e madhe është gatishmëria e Rusisë për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar dje në mbrëmje.

Mbështetja politike dhe ushtarake për Ukrainën do të diskutohet gjithashtu të premten n

Në bisedimet e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve” në Londër – të udhëhequr nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, do të diskutohet gjithashtu mbështetja politike dhe ushtarake për Ukrainën.

Rutte, gjithashtu do të marrë pjesë në takimet e mbështetësve kryesorë të Ukrainës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More