Shkup, 22 tetor – Mbrëmja e sotme ishte festë në komunën e Çairit, ku Izet Mexhiti dhe ekipi i tij e shënuan fitoren e merituar në zgjedhjet lokale.
Në një atmosferë plot emocion dhe entuziazëm, Mexhiti falënderoi strukturat, aktivistët dhe qytetarët që qëndruan përkrah tij gjatë gjithë fushatës.
“Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se çdo orë pune, çdo hap dhe çdo përpjekje e ekipit ka pasur kuptim, sepse kjo fitore është ndërtuar mbi vlera të pastra, me besim dhe dashuri për Çairin.
“Ju falënderoj nga zemra për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe besimin që më keni dhënë. Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë. Krenar për ju, krenar për Çairin tonë”, shkruan më tej Mexhiti.
Fitorja në Çair është konsideruar si një mesazh i qartë i qytetarëve për vazhdimësi, punë dhe besim në vizionin e Izet Mexhitit për një Çair të zhvilluar e të bashkuar.
