Ndërprerja e rrymës bëhet shkak, shtyhet për në ora 13:15 seanca për 400 kg kokainë

nga D. V.

Ndonëse ishte paraparë të fillonte në ora 09:30, megjithatë seanca për 400 kg kokainë është shtyrë për në ora 13:15, raporton Ekonomia Online. Kjo për shkak të ndërprerjes së herë pas hershme të energjisë elektrike që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë.

Në këtë rast, të akuzuar janë Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi. Prokuroria i akuzon ata se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por në këto produkte ishin vendosur substanca narkotike.

Në këtë seancë pritet të japë dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa Izet Sheqiri kishte deklaruar se ndihet fajtor vetëm për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në bashkëpunim me persona nga Brazili, përmes kompanisë “MC FOOD”, kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importimin e produkteve të pulës së ngrirë, në brendi të të cilave ishte vendosur substancë narkotike të llojit kokainë.

Kjo sasi prej 400 kilogramësh kokainë ishte gjetur më 17 maj 2021.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More