Zëvendësministri Iseni në vizitë pune në SPB Dibër dhe në pikën kufitare Bllatë

nga Xh M

Dibër, 24 tetor – Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (OVR Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale.

“Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e shtetit,” theksoi zëvendësministri Iseni.

Me këtë vizitë, MPB-ja edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e saj për përmirësimin e standardeve të sigurisë, mbështetjen e strukturave lokale policore dhe punën e vazhdueshme në terren për mbrojtje më të madhe të qytetarëve dhe ruajtje të rendit e qetësisë publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More