Pas Makedonski Brodit, edhe kandidati i pavarur në Mogillë tërhiqet nga gara

nga Xh M

Mogillë, 24 tetor – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Mogillës, Sasho Pivkovski, njoftoi sot se tërhiqet nga gara zgjedhore, me ç’rast kryetar i ri i komunës do të jetë Draganço Sabotkovski nga koalicioni “TVOJA MAKEDONIJA”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 18 tetor, Sabotkovski mori 1.662 vota, ndërsa Pivkovski 1.253 vota. Në deklaratën e tij, Pivkovski theksoi se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas reflektimit të kujdesshëm dhe konsultimeve me qytetarët.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por besoj se është i drejtë dhe i ndershëm në këtë moment, në interes të komunës sonë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu. Politika nuk duhet të krijojë ndasi mes njerëzve, e sidomos jo mes miqve dhe familjeve. Forca jonë qëndron në bashkim, jo në ndarje,” deklaroi Pivkovski.

Ai shtoi se mbetet besnik ndaj VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se

“udhëheqja e vërtetë nuk tregohet vetëm kur ecën përpara, por edhe kur di kur të tërhiqesh me dinjitet.”

Ndryshe, edhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, dje njoftoi se tërhiqet nga gara. Me këtë, fitues në këtë komunë është Zharko Risteski nga VMRO-DPMNE, me 44,49 për qind të votave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More