VLEN: Ironia është e dukshme, pikërisht ata që e kanë helmuar publikun me përçarje dhe primitivizëm politik për vite me radhë

nga Xh M

Shkup, 26 tetor – Koalicioni VLEN me tallje sheh përpjekjen e Levicës, një parti e njohur për gjuhën e urrejtjes, qëndrimet anti-NATO dhe retorikën ultranacionaliste për të dhënë leksione rreth bashkëjetesës dhe tolerancës. Ironia është e dukshme, pikërisht ata që e kanë helmuar publikun me përçarje dhe primitivizëm politik për vite me radhë, sot po flasin për “shovinizëm”.

Në fushatën tonë, asnjë kandidat i VLEN nuk përdori gjuhë urrejtjeje, por foli për rrugët, shkollat, furnizimin me ujë, zhvillimin ekonomik, për problemet reale të njerëzve.

Dhe ironia e vërtetë është se BDI, përmes partnerit të saj të ri të koalicionit – Levicës, zgjodhi të përqafojë një parti anti-NATO, duke e perceptuar atë si “fije kashte” e fundit për shpëtim politik. Ky kombinim i dëshpërimit dhe hipokrizisë mori tashmë një përgjigje më 19 tetor, kur qytetarët treguan derën për të dyja me një mesazh të qartë.

VLEN mbetet i vetmi koalicion që mbron vazhdimisht vlerat euroatlantike. Prandaj, çdo përpjekje për ta vendosur VLEN në të njëjtin nivel me partitë ekstremiste është qesharake që në fillim. Në vend që të kërkojnë vëmendje me moralizëm të rremë, Levica të marrë guximin të kërkojë falje për vitet e përhapjes së urrejtjes dhe përçarjes që kanë lënë plagë të përhershme në këtë shoqëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More