“Unë Ramiz Merko, nuk do të mbështes kandidatin e AKI-së në Balotazh

nga Redaksia

Strugë, 26 tetor – “Mos lejoni askënd t’ju hutojë”, kështu tha Ramiz Merko teksa bëri të ditur se nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Merko tha se Lista e Pavarur do të ketë së shpejti një mbledhje dhe më pas do të merren vendime që do të bëhen publike për qytetarët

“Të dashur qytetarë të Strugës, mbështetës të vërtetë dhe besnikë!

Ju flas sot, direkt dhe me seriozitetin maksimal, për të shkatërruar menjëherë një valë të re spekulimesh dhe zëra të fabrikuar që synojnë të dëmtojnë besimin tuaj.

​Po qarkullojnë thashetheme se unë, Ramiz Merko, do të mbështes kandidatin e AKI-së në raundin e dytë.

Dua ta theksoj prerë:

​UNË, RAMIZ MERKO, NUK DO TË MBËSHTES KANDIDATIN E AKI-së NË BALOTAZH”, bënë të ditur Ramiz Merko

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More