Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

nga D. V.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka njoftuar se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq, e cila ishte paraparë të mbahej sot, më 27 tetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Gjykatës, anulimi është bërë pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është informuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, konkretisht Gjykata e Shkupit, kanë bërë të ditur se nuk kanë mundësi të realizojnë lidhjen me video-konferencë për këtë datë, për shkak të mosfunksionalitetit të pajisjeve të nevojshme për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur se për caktimin e datave të reja në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More