Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

nga D. V.

Në laboratorin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat gjenden dy ikona të cilat do t’i nënshtrohen procesit të restaurimit.

Bëhet fjalë për ikonën “Shën Kolli” dhe ikonën “Krishti Pantokrator”. Tek të dyja ikonat do të ndërhyhet me kujdes për të ruajtur integritetin artistik dhe vlerën historike. Restaurimi në këtë laborator do t’u kthejë ikonave ngjyrat dhe bukurinë e dikurshme. Të dyja ikonat janë gjetur në kishën e Shën Kollit në lagjen “Kala” të Beratit.

Restaurimi i fundit i realizuar nga laboratori i DRTK Berat ishte ai i ikonës së Krishtit, gjetur në Libofshë të Fierit, me autorë vëllezërit Çetiri.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watchin

Ndërhyrja e restauratorëve të DRTK Berat i riktheu ngjyrat dhe shkëlqimin kësaj vepre të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. /atsh/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More