Volejbolli shqiptar tronditet nga një rast dyshimi për gjininë e një sportisteje.
Një volejbolliste braziliane e Dinamos është pezulluar prej disa ditesh, në pritje të testit të gjinisë.
Shkak u bë ankesa nga rivalet që dyshojnë se Nayara Ferreira është mashkull.
Klubi i Dinamos e konfirmon zyrtarisht pezullimin nga Federata e Vojelbollit për sportisten me 15 vite karrierë, që ka luajtur më parë në skuadra europiane.
Vetë Federata nuk bën asnjë koment për rastin e paprecedent, duke premtuar një proces transparent. /abcnews
