Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili kishte thënë se punëtorët e ndërmarrjes “Gjelbër” po përballen me probleme pagash për shkak të bllokadës nga qeveria.
Murati e ka quajtur këtë arsyetim të pavërtetë, duke theksuar se ndërmarrjet publike komunale janë përgjegjësi e komunës dhe jo e qeverisë qendrore.
Ai tha se shumica e ndërmarrjeve në Prishtinë ndodhen në prag të kolapsit financiar për shkak të “keqmenaxhimit dhe mbipunësimit nga qeverisja e Përparim Ramës”.
