Mediat shqiptare: Liburn Aliu emërohet në post publik në Shqipëri

nga D. V.

Në një lëvizje surprizuese, ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar në pozicionin e drejtorit të Portit të Durrësit, raporton portali VNA.al në Shqipëri bazuar në burime.

Dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave eminente të Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Siç raporton VNA.al në raportimin ekskluziv të së hënës, Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku, transmeton Paparaci.

VNA.al shkruan se përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë pozitë është emëruar Kreshnik Bajraktari.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Dy muaj më parë, Aliu dha doreheqje nga Qeveria Kurti pas mosmarrëveshjeve të brendshme. Publikisht, në njoftimin e dorëheqjes, ish-ministri tha se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte propozimi nga Vetëvendosje dhe zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More