Qyra: Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kandidati i mbështetur nga VLEN për Strugën, Mendi Qyra sot kanë vizituar Shtëpinë e Shëndetit dhe Spitalin e përgjithshëm të Strugës.

Bashkë më stafin e mjekëve është dakorduar se me një bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror do të ndërtojnë një shërbim shëndetësor më të denjë për Strugën.

Siç tha Qyra, hapi i parë është bërë dhe do të vazhdohet përpara me vendosmëri e besim.

“Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern. Infrastruktura duhet rinovuar, aparaturat duhet përditësuar, por më e rëndësishmja duhet investuar tek njerëzit, tek profesionistët”, shkruan Qyra në postimin në rrjetet sociale.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu gjatë vizitës së tij në këtë qytet, madje paralajmëroi se Spitali i Strugës mund të bëhet me objekt të ri me çka përmbushet një kërkesë tjetër jetike për banorët e Strugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More