Kryetari i Kuvendit takim me Rektoren Angelova dhe stafin akademik të UKM

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Rektoren e Universitetit, Prof. Dr. Biljana Angelova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, Prof. Dr. Angel Ristov, si dhe stafin akademik.
“Kisha kënaqësinë që në Rektoratin e Univesritetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të zhvilloj një takim të frytshëm me Rektoren e Universitetit, Prof. Dr. Biljana Angelova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, Prof. Dr. Angel Ristov, si dhe stafin akademik.
Shkëmbyem ide për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe komunitetit akademik, me fokus në zhvillim e arsimit, hulumtimit shkencor dhe politikave për të rinjtë. Diskutuam gjithashtu për nevojën e reformave në arsim, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe investimin në dije si e vetmja bazë e qëndrueshme për përparim të vendit.
Vlerësova kontributin e stafit akademik në zhvillimin arsimor dhe shkencor të vendit, duke theksuar mbështetjen time për institucionet e arsimit në përmbushjen e misionit të tyre akademik”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More