Mexhiti në Tetovë takon strukturat e LD në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

nga Xh M

Sot zhvillova një vizitë në Tetovë, ku u takova me strukturat dhe ekipet tona në terren, në kuadër të përgatitjeve për rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet të dielën e ardhshme. Kjo vizitë kishte për qëllim forcimin e koordinimit dhe mobilizimit të gjithë mbështetësve tanë, në një moment kyç për të ardhmen politike të qytetit.

Tetova është qendër e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe meriton një qeverisje që i përgjigjet nevojave të vërteta të qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, kandidati ynë, Bilall Kasami, përfaqëson modelin e lidershipit të përgjegjshëm, transparent dhe të përkushtuar ndaj interesit publik. Ai ka dëshmuar se puna dhe rezultatet flasin më shumë se premtimet, dhe është garancia që Tetova do të vazhdojë rrugën e transformimit pozitiv.

Tetovë, 27 tetor – Rundi i dytë paraqet mundësinë vendimtare për të përcaktuar drejtimin që do të marrë Tetova në vitet e ardhshme. Bashkë me ju dhe me vizionin e qartë të Bilall Kasamit, jam i bindur se do të arrijmë rezultat që reflekton vullnetin e shumicës që kërkon zhvillim e përparim.

Ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm. Me përgjegjësi dhe seriozitet, të dielën do të konfirmojmë se Tetova meriton më shumë dhe se qytetarët e saj janë gati për një të ardhme më të mirë.

https://www.facebook.com/share/1Bp7P726qU/?mibextid=wwXIfr

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More