“Vidhni vota, bota nuk do e harrojë…”/Këngëtari boshnjak kritikon pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision!

nga D. V.

Këngëtari boshnjak, Marko Bosnjak, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj komenteve të mbështetësve të Izraelit në Eurovision, duke dërguar një mesazh të ashpër, ku tha se delegacioni i këtij vendi “vjen në skenë dhe politizon gjithë garën me praninë e tij dhe për më tepër vjedh vota”. Bosnjak ndau në profilin e tij në Instagram përgjigjen ndaj një komenti ku përdoruesi shkruante se “Izraeli po mbron veten nga një e keqe”. Pas kësaj, ai dërgoi një mesazh për izraelitët për pjesëmarrjen e tyre në Eurovision.

Doni përsëri të vini në skenën e Eurovisionit, të politizoni gjithë garën me praninë tuaj, të vidhni dhe blini vota, të shpërndani propagandën tuaj përmes reklamave dhe pastaj keni guximin të këndoni disa këngë mesatare për shpresë, dashuri, paqe, unitet apo për çdo gjë tjetër. Jeni njerëz kaq të çuditshëm dhe kontradiktorë, truri juaj është larë. Bota nuk do të harrojë. Të gjithë ne kemi sy. Nuk mund të fshihni atë që keni bërë.

Bosnjak, i cili vitin e kaluar përfaqësoi Kroacinë në Eurovision, ka bërë thirrje që HRT të tërhiqet nga pjesëmarrja këtë vit nëse Izraeli merr pjesë në garë. Më parë, vende të tilla si Spanja dhe Irlanda kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë garën nëse Izraeli merr pjesë, dhe për këtë do të votohet në dhjetor. 

Organizatorët e garës së përvitshme të Festivalit Europian të Këngës, Eurovizion, thonë se vendet anëtare do të votojnë në muajin nëntor për të vendosur se cilat shtete mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet në lidhje me përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia e Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në konkurrim, nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara për shkak të luftës në Gaza. Eurovisioni 2026 do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm në kryeqytetin austriak Vjenë. Siç dihet, çdo fitues i garanton vendit nga vjen, të drejtën për të qenë mikpritës i eventit në vitin pasues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More