Kandidati për kryetar të Shkupit nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Orce Gjorgjievski, deklaroi sonte se për shkak të pjesëmarrjes së ulët në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk ka arritur të fitojë, por beson se të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, qytetarët do të dalin në numër më të madh dhe ai do të dalë fitues.
Gjorgjievski theksoi se deri më tani nuk ka ndodhur që në zgjedhjet lokale në Shkup të ketë diferencë prej 60 mijë votash midis kundërkandidatëve, siç është rasti tani mes tij dhe Amar Mecinoviqit nga Levica.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për kryetar të Shkupit në debatin në Kanal 5, Gjorgjievski theksoi se është politolog dhe vjen nga sektori privat, si dhe se është krenar që është anëtar i VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër, Mecinoviq tha se ka studiuar në Studimet Politike, por ende nuk ka diplomuar, se ka punuar në profesione të ndryshme, përfshirë edhe si freelancer, dhe se është krenar për këtë.
Në debat, Gjorgjievski e pyeti Mecinoviqin, i cili është deputet nga Levica, nëse do të japë dorëheqje pas humbjes të hënën. Mecinoviq u përgjigj se për këtë do të duhet ta pyesin atëherë dhe se ndoshta të hënën ai do të jetë fituesi.
