Pas fitores në Lubjanë, Kosova gati për përballjen ndaj Zvicrës

nga D. V.

Pas fitores së madhe në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova sot (e martë) zhvillon ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares, pasi “Dardanët” tashmë e kanë siguruar Play-Off-in, ndërsa matematikat mbeten ende të hapura për një mundësi të artë për kualifikim direkt, varësisht edhe nga rezultati  i sotëm.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj të fundit të këtij cikli.

Kosova vjen në këtë duel me moral të lartë pas triumfit 2:0 ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë kreun e grupit pas fitores 4:1 ndaj Suedisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More