Me datë 17.11.2025, rreth orës 03:30, në dalje të Gjevgjelisë drejt autostradës Gjevgjeli – Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë i privuan nga liria personat M.E. (27) dhe V.E. (22), të dy nga Republika e Shqipërisë. Nëpunësit policorë kishte vërejtur një veturë “Volksvagen Turan” me targa kombëtare shqiptare, që lëvizte me shpejtësi të madhe, me drejtues M.E., ndërsa pasagjere ishte V.E.. Automjeti u ndalua, dhe në afërsi të tij u gjetën pesë emigrantë – një nga Siria dhe katër nga Egjipti.
“Automjeti dhe emigrantët u vendosën në qendrën pranuese–transitore në Gjevgjeli, ndërsa shtetasit e Shqipërisë u ndaluan në stacion policor. Në konsultim me prokurorin publik, ndaj tyre u ngrit kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
